Teuta në presion të Vllaznisë

Futboll

Teuta në presion të Vllaznisë

Më: 30 janar 2025 Në ora: 22:20
Ndeshjet

Java e 23-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të premten dhe të shtunën. Egnatia – Bylis dhe Teuta – Vllaznia do të luhen ditën e premte.

Në Rrogozhinë, kryesuesit e kampionatit presin Bylisin në ora 13:30, ndërsa sfida Teuta – Vllaznia do të luhet në “Niko Dovana” në ora 16:30.

Të shtunën do të luhen tre ndeshjet e tjera. Laçi pret Partizanin në shtëpi, me sfidën që është planifikuar të nisë në ora 13:30.

Ndërkaq, dy takimet e tjera Dinamo City – Skënderbeu dhe Tirana – AF Elbasani janë programuar të nisin në ora 16:30.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat