Ferran Torres shënon por nuk feston

Futboll

Ferran Torres shënon por nuk feston

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 21:46
Pamje nga ndeshja

Barcelona e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme çerekfinalen për Kupën e Mbretit ndaj Valencia-s në “Mestalla”. Katalanasit kanë gjetur golin pa kaluar 3 minuta.

Një passim i mrekullueshëm i Balde për Ferran Torres, i cili nuk mund të gabonte, dukë dërguar topin në rrjetë.

Sulmuesi i Barcelonës nuk festoi golin ndaj ish-ekipit të tij.

Vlen për t’u përmendur që në stol gjendet dhe Dani Olmo, i cili është rikthyer pas një mungese prej disa javësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat