Gara për titullin mes Interit dhe Napolit

Futboll

Gara për titullin mes Interit dhe Napolit

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 19:32
Pamje nga një ndeshje

Më në fund, ndeshje të prapambetura nuk ka më, të paktën në zonat më të larta të renditjes së Serisë A (kujtojmë se Milani dhe Bolonja kanë ende një ndeshje për të rikuperuar) dhe llogaritë mund të bëhen në kushte të barabarta.

Napoli mund të thotë se është zyrtarisht kampion dimri me një muaj vonesë. Kur kanë mbetur 15 javë deri në fund të kampionatit, lufta mbetet shumë e ngushtë, por, pas humbjes së rëndë të Interit në “Franki”, tashmë gjithçka është në duart e Napolit, që, në rast se fiton të gjitha ndeshjet, sigurisht që do të shpallej kampion dhe do t’u çonte tifozëve lumturinë e titullit të katërt kampion në histori. Megjithatë, përpara duhet që fillimisht të shohim kalendarin e ndeshjeve që i presin të dyja skuadrat.

Pse? Sepse më 2 mars në stadiumin “Maradona” do të ketë një përplasje të drejtpërdrejtë mes skuadrës së parë dhe të dytë dhe ka të ngjarë që një pjesë e madhe e titullit të luhet në Napoli, gjithmonë nëse skuadra e Kontes ka ende një diferencë prej tri (ose më shumë) pikësh. Diferenca e pikëve sigurisht që mund të ndryshojë dhe agresivitetin e skuadrave gjatë lojës. Megjithatë, të dielën Napoli do të presë Udinezen ndërsa të nesërmen Inter dhe Fiorentina do të ndeshen sërish, por në San Siro.

Javën në vijim, një ndeshje e barabartë për të dy, më 15 shkurt Napoli do të jetë në fushën e Lacios ndërsa zikaltrit do të duhet të përballen me Juventusin në Torino. Në javën e 26-të, një tjetër ndeshje jashtë fushe për Napolin, ajo ndaj Komos, ndërsa skuadra e Inzagit do të presë Xhenoan.

Më tej, kampionët e Italisë do të kenë ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Lacios. Napoli duket se ka një kalendar më të thjeshtë për kundërshtarët dhe angazhimet, qoftë edhe me një ndeshje më shumë jashtë fushe, ndërkohë që Interit do t’i duhet të vendosë 90 minuta më shumë në këmbë pa marrë parasysh që përballja direkte do të jetë në “Maradona”, një mundësi për Konten që të fitojë më shumë terren përpara ndeshjes së madhe të 2 marsit.

Ajo që është e sigurt, është fakti se shkurti do të jetë një muaj vendimtar dhe që do të tregojë shumë për garën për titull në Serinë A. Interi është me sytë nga Napoli për të gabuar, ndërsa Napoli me sytë nga Interi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat