Ditë e keqe për Xherdan Shaqirin 

Futboll

Ditë e keqe për Xherdan Shaqirin 

Nga: K. Goca Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 16:52
Futbollisti Xherdan Shaqiri

Futbollisti Xherdan Shaqiri me ekipin e tij, Baseli, kthehen kokulur nga staidumi në Gjenevë, duke pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Servette, në takimin e javës së 23-rë të Kampionatit të Zvicrës. 

Kapiteni Xherdan Shaqiri me Leon Avdullahun, u paraqitën tërë takimin për Baselin por dolën duarbosh nga ky udhëtim.

Për Baselin shënoi Otele (73') dhe për Servetten Antunes (50') e Kutesa (61').

Baseli kryeson me 40 pikë, i ndjekur nga Lugano me 39, Luzern 36 (një ndeshje më pak), Servette 36 pikë etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat