Van der Sar: Është një numër 8 i kompletuar

Futboll

Van der Sar: Është një numër 8 i kompletuar

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 14:52
Edwin Van der Sar

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ish-portieri i Juventusit, Edwin Van der Sar, ka folur për Teun Koopmeiners dhe Francisco Conceição.

Koopmeiners te Juventusi: “E njoh Koop që nga koha e AZ Alkmaar, e kishim ndjekur edhe për tek Ajax-i.

Në fund nuk kishim hapësirë në mesfushë dhe e bleu Atalanta. Koopmeiners është i rëndësishëm për Holandën, jam i sigurt se do të jetë i tillë edhe për Juven.

Ndoshta ajri holandez i PSV-së e zhbllokon dhe për të fillon një sezon i ri. Është një numër 8 i kompletuar, më pëlqen shumë. Duhet të lirohet pak nga presioni, që është pjesë e lojës”.

Portieri i ri i Juventusit: “E kam parë vetëm në disa ndeshje dhe më duket një portier i mirë. Nëse Juve, pas Buffon dhe Szczesny, ka zgjedhur atë, sigurisht ka një arsye”.

Francisco Conceição, lojtari i tij i preferuar te bardhezinjtë: “Lojtari im i preferuar te Juve është Conceição. Francisco është një talent i madh dhe ka mentalitet prej kampioni. Nuk kursehet kurrë dhe është shumë i vendosur.

Kam qenë drejtori i tij te Ajax-i në sezonin 2022-23 dhe është vërtet një djalë i mirë. Jam i lumtur për të dhe për Juven, një goditje e bukur në merkato.

Ndoshta do të jetë ai, me driblimet dhe lëvizjet e papritura, lojtari vendimtar në përballjen e dyfishtë kundër PSV-së. Conceição ka nevojë për vetëm dy lëvizje të tij tipike për të bërë diferencën”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat