Pas derbit të kryeqytetit, që përfundoi me rezultatin 1-1, Tirana këtë herë është thërritur në apel për një tjetër derbi, atë të mbijetesës që do e zhvillojë në fundjavë ndaj Skënderbeut.
Luajnë dy skuadra që janë në zonën e rënies. Takimi që do të zhvillohet ditën e diel, do të luhet në “Elbasan Arena”, ndërsa mungesat do të jenë të shumta.
Soler, u dëmtua ndaj Partizanit nuk do të jetë i gatshëm për 4 javë, gjithashtu me probleme fizike është dhe Ismajli, ndërsa Marku humbi mendjen në fundin e takimit, duke e lënë Bledi Shkëmbin tani në emergjencë të repartit.
Kundër Skënderbeut megjithatë duhet një ndeshje perfekte e kryeqytetasve, sidomos në linjën e mbrojtjes, pasi Gledi Mici, Përgjoni dhe Gjumsi janë të ndëshkuar me kartonë, ndërkohë që Rimal Haxhiu vijon të vuajë problemet fizike.