Fitorja në Korçë shton dozat e optimizmit

Futboll

Fitorja në Korçë shton dozat e optimizmit

Më: 14 mars 2025 Në ora: 10:26
Ekipi i Partizani duke festuar në Korçë

Partizani do të luajë të dielën kundër Teutës, ndeshje e vlefshme për javën e 30-të të Superiores.

Pavarësisht oshilacioneve të shumta, të kuqtë e drejtuar nga trajneri Arbër Abilaliaj priten të japin maksimumin e tyre për të mos rrezikuar deri në fund objektivin. Shitjet në merkaton e dimrit kanë krijuar hendek tek të kuqtë, megjithatë në skuadër janë optimistë për fundin e sezonit.

Përgatitjet kanë vijuar intensivisht dhe trajneri Arbër Abilaliaj ka projektuar 11-shen titullare që mund të zbresë në fushë ndaj "Djemve të Detit".

Në portë do të jetë i përhershmi Qirko, ndërsa para tij do të rreshtohet katërshja Janjeva - Preka - Sembene - Atanaskoski.

Mesfusha do të përbëhet nga Mehmeti, Kote dhe Taipi. Ndërsa Bintsuka do të udhëheqë fazën ofensive i mbështetur nga Zeka dhe Podstrelov. Kujtojmë që në ndeshjen e fundit, Partizani triumfoi 2-1 ndaj Skënderbeut, rezulat që ka sjellë qetësinë në ekip.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat