Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

Futboll

Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

Më: 14 mars 2025 Në ora: 19:37
Pau Cubarsi

Pau Cubarsi ka hapur frymëzimet e tij më të mëdha si qendërmbrojtës dhe i riu përmendi dy legjenda të Barcelonës, të cilët i ka cilësuar modele që ka ndjekur.

17-vjeçari është njëri nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë aktualisht dhe deri te kjo ka ardhur pasi spanjolli ka pasur kur merr mësim.

“Gjithmonë kam parë Carles Puyol dhe Gerard Pique dhe përpiqem të jem si ata”, ka thënë fillimisht Cubarsi.

Ai foli gjithashtu për nevojën për të qenë plotësisht i përqendruar, duke parë fundin e sezonit.

“Tani është koha kur vendosen titujt dhe ne duhet të jemi shumë të fokusuar, pasi është pjesa më e rëndësishme e sezonit”, përfundoi mbrojtësi i Barcelonës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat