Në ndeshjen ndaj Tiranës, objektivi i Egnatias nuk ndryshon, që është fitorja. Trajneri i skuadrës rrogozhinase beson te rezultati pozitiv edhe pse nuk do të ketë sërish 4 lojtarë të rëndësishëm për arsye dëmtimi e kartonash.
Egnatia do të luajë ndaj Tiranës të shtunën, e trajneri Tetova nuk do të ketë sërish 4 lojtarë shumë të rëndësishëm. Ai e di se përballë do të ketë një nga skuadrat më të titulluara në futbollin shqiptar, por gjithsesi për të fitorja mbetet objektivi kryesor.
“Koha e shkurtërm janë luajtur shumë ndeshje. Dëmtimet janë po ato, Malotam Ndreca dhe Aleksi, i shtohet edhe Dylis për shkak të kartonëve. Kështu për ditën e nesërme janë katër mungesa”.
“Tirana është në një moment të vështirë në këto momente, por fokusi im është te skuadra ime, te ajo se çfarë duhet të bëjmë në fushën e lojës”.
Edhe pse tri pikë e ndajnë Egnatian me Vllazninë dhe Dinamon në renditjen e Abissbnet Superiores, Tetova, thekson se skuadra e tij do të dijë të hyjë në final 4 si mbrojtëse e trofeut.
“Grupin nuk e kemi të plotë akoma, rikuperimet shpresoj të jenë në kohë. Do jenë një shtysë shumë e madhe për kreunm për të avancuar si mbrojtës të trofeut në Final 4”.