Ish-mbrojtësi i Barcelonës, dukshëm i prekur, ka denoncuar dëmtimin e reputacionit të tij për shkak të implikimit në hetim prej mbi një viti
Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique mohoi sot, gjatë një marrjeje në pyetje prej dy orësh në gjykatën e Majadahonda (Madrid), se ka paguar ish-presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), Luis Rubiales për të ndërmjetësuar kontratën për transferimin e Superkupës në Arabinë Saudite.
Pique mohoi gjithashtu parregullsitë në komisionet prej 4 milionë eurosh në vit, të marra mbi 10 vjet përmes kompanisë së tij të ngjarjeve sportive Kosmos nga kompania publike saudite Sela, për kontratën që ka nënshkruar me Federatën Spanjolle të Futbollit, në total 400 milionë.
Ish-mbrojtësi i Barcelonës, dukshëm i prekur, ka denoncuar dëmtimin e reputacionit të tij për shkak të implikimit në hetim prej mbi një viti.