Victor Osimhen ka shkëlqyer të premten mbrëma në fitoren e Galatasarayt.
Osimheni ka realizuar “hat-trick” ndaj Antalyasporit.
Galatasaray e mposhti në shtëpi Antalyasporin me rezultatin e thellë 4:0.
Kjo ndeshje u zhvillua të premten mbrëma dhe i takoi javës së 28-të.
Osimhen realizoi për 1:0 në minutën e 30-të.
Goli i dytë u shënua nga Alvaro Morata në minutën e 45-të.
Ai ishte i saktë nga pika e bardhë.
Osimhen golin e dytë personal dhe të tretin në ndeshje e realizoi në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë.
“Hat-trickun” e kompletoi në minutën e 52-të.
Skuadra e Galatasarayt ende nuk di për humbje këtë edicion në elitën e futbollit turk.
Galatasaray është lider me 71 pikë.
Antalyaspori renditet në pozitën e dhjetë me 33 pikë.