Korenica i zhgënjyer që nuk u ftua

Futboll

Korenica i zhgënjyer që nuk u ftua

Më: 14 mars 2025 Në ora: 21:17
Mesfushori Meriton Korenica

Mesfushori Meriton Korenica nuk ka marrë ftesë për ndeshjet e marsit, që Kosova i zhvillon ndaj Islandës.

Këto dy ndeshje luhen në kuadër të play-offit të Ligës B në Ligën e Kombeve.

Gjatë ditës së sotme, selektori i kombëtares dardane, Franco Foda e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e marsit.

Në këtë listë mungonin disa emra, ndër to edhe ai i Meriton Korenicës.

Korenica nuk është ftuar për ndeshjet e marsit dhe për këtë ai është shprehur goxha i zhgënjyer, por edhe i ka uruar sukses ekipit.

“Jam i zhgënjyer me vendimin. Sigurisht që jam në formë të mirë, po vazhdoj të punojë fuqishëm për një gjë të tillë, por këto janë vendime të trajnerit dhe atyre që bëjnë listën dhe duhet t’i pranoj.

Do të vazhdoj të bëj maksimumin për të përmirësuar dhe rritur edhe më shumë formën. Kosovës i uroj shumë suksese në këto dy ndeshje dhe shpresoj në fitore dhe kualifikim”, ka thënë Korenica për “Gazeta Blic”.

Korenica është pjesë e CFR Cluj në Rumani dhe këtë edicion të garave ka shënuar gjashtë gola e ka dhuruar katër asistime në 29 paraqitje.

28-vjeçari ka pesë paraqitje me Kosovën, duke i luajtur të gjitha në kualifikimet për “EURO 2024”. Ai ka edhe një asistim me “Dardanët”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat