Kryetrajneri i Rlindjes 1974 nga Lugu i Baranit, Faruk Statovci, ka kërkuar falje publikisht.
Statovci sot ishte i pakënaqur me gjyqtarët e ndeshjes Trepça - Rilindja 1974, e cila u mbyllë baras (1:1) në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi A.
Statovci doli nga vetja, duke fyer e bërtitur, madje e hodhi kapelën e tij, e shqelmoi, pastaj si “Herkules” i turret fort gjyqtarit por nuk i bie grusht. Gjyqtari e ka ndëshkuar me karton të kuq.
Statovci ka kërkuar falje në profilin e tij në facebook: “Të nderuar shikues dhe tifozë të futbollit, në rrjetet sociale dhe portale po qarkullon një video ku shfaqem i nervozuar.
Për këtë sjellje kërkoj falje, pasi nuk përfaqëson kulturën time, por ishte një reagim i çastit. Arsyeja e këtij reagimi është ajo që ndodhi sot në fushë gjatë ndeshjes Trepça 1:1 Rilindja, ku skuadra jonë, Rilindja, u dëmtua rëndë nga vendimet e gjyqtarëve.
Vendimi për të akorduar një penallti të padrejtë kundër nesh ishte i pajustifikueshëm dhe skandaloz.
Një referim i tillë nuk i shërben futbollit kosovar dhe është jashtë çdo standardi. Si trajner, gjatë gjithë karrierës sime nuk kam përjetuar një referim të tillë, as para dhe as gjatë luftës.
Kjo është e tepërt dhe e papranueshme.
Shpresoj që drejtësia në futboll të triumfojë dhe të kemi një garë të ndershme për të gjithë”.