Barcelona ka plane të mëdha

Futboll

Barcelona ka plane të mëdha

Më: 16 mars 2025 Në ora: 11:17
Flick

Barcelona ka plane të mëdha për merkaton e verës, kur pritet të transferohet një sulmues i majtë i klasit botëror dhe një zëvendësues për veteranin Robert Lewandowski, por do të largojë edhe disa emra.

I pari në listë është Andreas Christensen. Danezi ka probleme të shumta me dëmtimet dhe nuk luan dot titullar, duke qenë se ka rivalitet të madh. Vlera e tij në treg llogaritet 20 milion euro

Eric García është gjithashtu me valixhe në duar. Ai pritet të transferohet në një skuadër brenda kampionatit spanjoll. Barcelona nuk i garanton minuta

I treti në ‘listën e zezë’ është Ansu Fati. Sulmuesi nuk e gëzon besimin e trajnerit Hansi Flick, i cili ka kërkuar largimin e tij. Dëmtimet e kanë penguar rritjen e këtij lojtari, kështu që i duhet një skuadër e re për t’u rikthyer ne formë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat