E mbani mend Luis Sahan?

Futboll

E mbani mend Luis Sahan?

Më: 16 mars 2025 Në ora: 13:21
Një foto para shumë viteve

Pasi i tha lamtumirë futbollit të luajtur, Louis Saha themeloi një perandori të vërtetë me vlerë mbi 5 miliardë euro.

Ish-lojtari i Manchester United ka themeluar AxisStars, një kompani me vlerë më shumë se 5 miliardë euro.

E lexuat mirë, këto janë shifra që edhe ikonat e kalibrit të Cristiano Ronaldos vetëm mund t'i imagjinojnë.

AxisStars është një platformë që garanton këshilla dhe mbështetje për futbollistët, sportistët profesionistë dhe artistët për t'i lejuar ata të dinë se si të përmirësojnë të tashmen dhe mbi të gjitha të ardhmen e tyre.

Një ide që e bëri atë të kishte një pasuri shtatë herë më të lartë se ajo e ish-bashkëlojtarit të tij te Manchester United, Cristiano Ronaldo.

Gjatë karrierës së tij si futbollist Saha ka luajtur me klube të njohura si Manchester United, Everton, Tottenham, Fulham, dhe Lazio si dhe 20 ndeshje me kombëtaren e Francës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat