Partizani triumfon në derbi

Futboll

Partizani triumfon në derbi

Më: 16 mars 2025 Në ora: 18:10
kampionatit

Është mbyllur java e 13-të e kampionatit të vajzave

Java e 13-të e kampionatit të futbollit të vajzave uli siparin këtë të diel, teksa u luajtën tre ndeshjet e fundit.

Gramshi regjistroi një tjetër fitore, duke mundur Laçin 16-0. Edhe Apolonia triumfoi në transfertë ndaj Kinostudios me rezultatin 0-11.

Vllaznia u rikthye te fitorja në kampionat, duke mposhtur Lushnjen me rezultatin e thellë 0-23.

Të shtunën, Egnatia mundi Teutën me rezultatin 10-1, ndërsa Partizani triumfoi në derbin ndaj Tiranës 0-5.

Java e 13-të e kampionatit të futbollit të vajzave:

Tirana vs Partizani 0-5

Egnatia vs Teuta 10-1

Lushnja vs Vllaznia 0-23

Gramshi vs Laçi 16-0

Kinostudio vs Apolonia 0-11

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat