Situata te Barcelona

Futboll

Situata te Barcelona

Më: 16 mars 2025 Në ora: 18:31
Barcelona

Injigo Martinez ka rinovuar kontratën me skuadrën e Barcelonës.

Mbrojtësi spanjoll ka treguar lumturinë për zgjatjen e aventurës me skuadrën katalanase. Ai thotë se është krenar për punën e bërë.

“Sigurisht që jam shumë i lumtur dhe i kënaqur për gjithçka kam bërë.

Barcelona ka qenë një nga ëndrrat e mia dhe kam punuar fort për ta realizuar. Duhet të vazhdoj kështu dhe të arrij të bëj më të mirën”, ka thënë Martinez.

Ndërkohë që nuk është e njëjtë situata për Ferran Torresin. Sulmuesi spanjoll ende nuk ka marrë telefonatë nga Deko për zgjatjen e kontratës. Drejtori nuk duket shumë i lumtur me ecurinë e tij, ndërsa Flik e konsideron një lojtar të rëndësishëm edhe në stol.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat