I sigurt përballë Interit

Futboll

I sigurt përballë Interit

Më: 16 mars 2025 Në ora: 19:39
Manuel Neuer

Kapiteni i Bajernit, Manuel Neuer, ka bërë një hap përpara në rikuperimin e tij nga tendosja që pësoi në fillim të këtij muaji.

38-vjeçari ishte në gjendje të bënte disa xhiro në terrenin stërvitor Sabener Strase të premten.

Sipas “Bild”, portieri shpreson të kthehet në aksion kundër St. Pauli pas pushimit ndërkombëtar.

Në çdo rast, ai do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e parë çerekfinale të Champions kundër Interit më 8 prill.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat