Dinamo mban gjallë shpresat

Futboll

Dinamo mban gjallë shpresat

Më: 16 mars 2025 Në ora: 20:32
Elbasani - Dinamo

Elbasani dhe Dinamo kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superiores.

Sfida që u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi në barazim 1-1.

Golin për dinamovitët e shënoi Karamba që në minutën e 39-të. Ndërsa për golin e barazimit te verdheblutë mendoi mbrojtësi, Emiljano Musta, i cili shënoi në minutën e 73-të.

Pas këtij barazimi, Elbasani mban gjallë shpresat për “Final 4”, me 37 pikë në vendin e 5-të, 7 pikë larg Partizanit që mban vendin e katërt. Në krahun tjetër, me 51 pikë, Dinamo renditet e dyta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat