Martinez: Duam të fitojmë çdo ndeshje

Futboll

Martinez: Duam të fitojmë çdo ndeshje

Më: 17 mars 2025 Në ora: 15:11
Martinez

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez nuk e përjashton mundësinë që skuadra e tij të fitoj tripletën këtë sezon të garave.

Zikaltërit me fitoren kundër Atalantës në Bergamo, krijuan diferencën prej tri pikësh në raporto me Napolin në garën për kreun e tabelës në elitën e futbollit italian.

Sulmuesi argjentinas thotë se Interi është skuadër e fortë, dhe sipas tij, internistët synojnë t’i fitojnë të gjitha ndeshjet.

“Tripleta? Ne jemi një skuadër e fortë dhe e dëshmojmë, ndonjëherë vijnë rezultatet e herë jo. Skuadra është aty, të gjithë janë gati”, tha Martinez.

“Duam të fitojmë çdo ndeshje që luajmë, përgatitemi dhe punojmë për këtë. Është mentaliteti ynë prej vitesh, ne duam të vazhdojmë në këtë rrugë", theksoi ai.

Te Inter, pra, është e gjallë ëndrra për të ripërtërirë vitin e jashtëzakonshëm të 2010-ës dhe suksesin e skuadrës së Jose Mourinhos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat