Një zjarr i madh është ndezur në afërsi të një fabrike në hyrje të Gjakovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, ka dhënë se zjarrfikësit dhe policia janë në në vendin e ngjarjes.
Gjurkaj ka thënë se nuk dihet ende shkaku i zjarrit, por se po punojnë për ta shuar atë.
Nuk dihet as nëse ka ndonjë të lënduar që mund të ketë qenë në afërsi të vendit ku ka shpërthyet zjarri.