Kandidatja e Vetëvendosjes për Gjakovën Mimoza Kusari-Lila ka marrë 59% të votave dhe Ardian Gjini i AAK-së 41% në sondazhin e hapur online në Facebookun zyrtar të medias.
Kusari-Lila ka marrë 4834 vota dhe Gjini 3408 vota në pyetjen e këtij sondazhi që ishte “Kush fiton në Gjakovë?”.
Ky sondazh ka qenë i hapur gjatë kohës që po zhvillohej përballja në mes kandidates së Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila dhe atij të AAK-së Ardian Gjini.
Kujtojmë se dy kandidatët për Gjakovën do të përballen në balotazhin e 14 nëntorit.