Të dielën kanë përfunduar garat e hendbollit në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.
Ndeshja e fundit ishte finalja e hendbollistëve mes Gjermanisë dhe Danimarkës.
Danezët kanë dominuar plotësisht, nga fillimi e deri në fund, për të fituar të artën olimpike.
Të dielën pasdite, Danimarka fitoi 39:26 ndaj Gjermanisë.
Që në pjesën e parë dallimi në rezultat ishte shumë i madh.
Danezët kanë fituar titullin olimpik për herë të dytë. Fillimisht kampionë ishin në Rio në vitin 2016, ndërsa në Tokio në vitin 2021 u mposhtën në finale.
Medaljen e bronztë te hendbollistët e ka fituar Spanja. Spanja për vend të tretë e mposhti Slloveninë.