Klubi i hendbollit Trepça nga Mitrovica (meshkujt), po kalon ditë të vështira!
Çfarë po ngjan me klubin me renome?
Si do të rrjedhin gjërat në këtë kolektiv në ditët e muajit vijues?
Pse Trepça po futet në krizën e thellë?
Kush janë fajtorët e kësaj krize?
Se Trepça nuk është në situatë të mirë, dëshmon edhe një postim i trajnerit mitrovicas, Besim Shala.
“Shumë ‘dashamirë’ në dreka e darka e afër klubit kur po ka suksese KH Trepça.
Shumë premtime parazgjedhore deri sa t’i marrin votat! Kampionati fillon dhe një muaj kurse gjendja ne klub nuk është e mirë.
Afër klubit duhet të jenë njerëz kur ka sfida dhe vështirësi, e jo vetëm kur ka suksese.
Me KH Trepça në ditët e vështira dhe te mira, por fuqia e dy-tre personave është e pamjaftueshme për të bartur këtë emër kaq të madh Trepça”, ka shkruar ditë më parë Shala në profilin e tij në facebook.