Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë- Podujevë, përkatësisht në fshatin Gllamnik.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura ku si pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 17:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë janë lënduar 5 persona dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut”, ka thënë Ahmeti.