Në rrugën “Wiliam Walker” në Prizren është arrestuar një person i cili dyshohet se e ka therur me thikë një person tjetër.
Burime brenda Prokurorisë Themelore në Prizren kanë bërë të ditur se viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe se po vazhdon të kurohet.
Gjithashtu media merr vesh se i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajte.
Kjo ngjarje thuhet të ketë ndodhur rreth orës 15:40.