Kishin pirë derisa mbrëmjen e së premtes, derisa ishin dehur dhe pas kësaj kanë ndaluar e rrahur një banorë të Drenocit të Klinës.
Viktima ka lajmruar forcate rendit të cilët kanë arrestuar të dyshuarit dhe kanë dërguar ata në mbajtje për lëndim.
Policia njofton se në fshatin Drenoc të Klinë me 29 janar rreth orës 19:00, janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit kanë rrahur viktimën mashkull kosovar.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për veprën lëndim i lehtë trupor.