Një femër është dhunuar seksualisht në Prizren. Lidhur me këtë është arrestuar personi që dyshohet të ketë dhunuar femrën.
Ndërsa, me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare.
Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për ekzaminim, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.