Asnjëherë s'na lenin t'qetë
Çdo kërkesa na lanë me gjak
Na shpërngulën për n'Turqi
Jo më pakë se pesëqind mijë.
Jeni turq a mysliman
Jeni popull pa vatan
Shkolla shqipe nuk na lanë
Vënë racizmin n'istikam.
Disa herë u patëm thënë
Nuk jem turq as mysliman
Jem Ilir popull shqiptarë
Është Kosova nëna jonë
Barbaritë nuk i duron!
Harroni gënjeshtrat e trillimet
Janë t'mitëve të fashizmit
Rrëknju shtigjëve t'qytetrimit
N't'mirën e njerëzimit.