Poetët ...janë skulptorët me tamtha engjëllorë
Që fjalës së latuar i japin ngjyrë e kaltërsi
Janë Pelegrinët që duan të gjithë një Zotit
Që i bashkojnë etnitë në një shtëpi
Para furtunave janë zogjt të rebeluar
Që në botë nuk duan dhunë, por vetëm buzagaz miqësi
Poetët janë fjalë pakë e gojëëmblit e bekuar
Ata janë pëllumbat e paqes në gjithësi
Poetët, të urtit janë cicëronë në parajsë
Që i ligjërojnë shpirtit, Antikës dhe lashtësisë
Janë degë gjethëmbajtës, lisa me trupa të gjatë
Jetojnë në çerdhën e muzës, në Universin e yllësis
Janë mendjendriturit e kombit, të butë si fildishi
Që lehtë thyhen si kristali, si cegemi i borës nën diell
Fluturojnë lehtë në krahët e praruar të dritës
Shtëpitë e shtretërit i kanë mes resh, në qiell
Janë shtatë zanorët e gjuhës në tetë notat e Pentagramit
Që gjithmonë i bashkon vetëm një vetëtimë, një ortek
Janë rojtarët e natës në shoqërinë e muzës si kristali
Që bëjnë roje nderi kur të tjerët bëjnë gjumin në yllesi
Janë parlamentarët e fjalës dhe të mendimit të lirë
Janë shkëndija yjesh të panumërt që jetojnë në harbim
Janë digat e larta mbi lumenj, janë rrezet e diellit të dlire
Janë shtegtarë, avokatët e zëshëm të Atdhemirit tim.
Janë fatbardhet e atdheut fotonët e kombit në shtektim
Kanë dhijatat e gjysherve e muzën ne shpirt.