Përse...Fishtiane

Kultura

Përse...Fishtiane

Nga: Agim Desku Më: 25 maj 2021 Në ora: 07:39
Agim Desku

Përse kemi mbetur kështu

As mali me mal pa u taku

 

Thua së e kemi vra

tërë një botë të shkretë

Më të cilën na ndan një det i vërtetë

I krisur sa thellësitë titanikiane

 

Përse e humbëm krenarinë e Gjergjit

Ku na treti durimi i Gandit të Kosovës

Ngohtësia e natës së zjarrëve prekaziane

 

Si t'i gjej sërish t'i mbjelli

nëpër zemrat e nipçes

Kujtim brezave që çdo çast rikthejnë si Promethetë

 

Përmallshëm i kam në sëcilin varg

si relikte hyjnore

Aty ku bota shihet si pëllembê e dorës

 

E djeshmja na bën supërfuqi shpirti

Për t'u bërë në sëcilën kohë

Edhe një Korife ma shumë

I kalasë së Drishtit

 

Aty isha unë pas njëmijë vitesh

Me plisin e bardhë

e shqiponjat rreth meje në fluturim

Pak i krisur përse u vonova në këtë udhëtim

 

Të vonuar mbetëm populli ma i lashtë

Se vet toka

Të ndarë pa e ditur se jemi zoti vet

 

Kurrë nuk ju besuam ëndërrave

As që krijuam ndonjëherë

Edhe nëse ëndërra ishim vet

 

Jo,kjo tokë e çlirimtareve

nuk i do ëndërrat

Për të bukurën e detit

janë krijue legjendat

 

Dhe drita e diellit u bë himn luftëtarësh

Lum kush e krijon dhe e jeton lirinë e fjalës.

23 maj 2021 Kalaja e Drishtit-Shkodër

 

S῾DUA TË TË HUMBAS

(Fjalës së Kalasë së Drishtit)

Dy mijë vjet u rritëm bashkë

edhe para sëcilit djall

ishim këtu

Ku zot e mbret ishin vetëm shqipet

Me gjuhën e perëndive

I mbijetuam ferret e vdekjeve

Këtu do të lartësohem

deri sa të këtë frymë njeriu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat