- Si ta ndaj gruan , o i çmendur? – m’u turr profesori ,sapo mori veten,- Eshtë nëna e kalamajve. Ti e di mirë.
- Jam i bindur , se nuk e ndanë, - i kthehem duke qeshur në oktavët lart.
- Pse ma kërkove? Ku do të dalësh!
- Hiqi nga goja; dërr-vërret, themi ne të veriut ; tërci-vërcet , thoni ju të jugut , shprehjet barbare:” Jam anikomunist i thekur! Je komunist i qelbur”. Nuk të shkojnë në gojë tridhjetë vite , pa e ndarë një ditë.
- Sa i babzitur je, - e ktheu drejtimin e bisedës, Gimi.- As gjysmën e faqores nuk e ke shkundur.
- Ma zure në fyt . Më ke futur në provim. Më mbyte me pyetje.
- Tani nuk ke të drejtë, - më përgjigjet Gimi duke qeshur.
- E pse?
- Fatkeqësisht sot ju jeni profesori, dhe unë studenti. Më ke marrë në konsultme, për të më shpjeguar ekonomine politike të kapitalzmit. Me që më ke bindur, të jap fjalën, se përsëri do të vazhdoj me pyetje, - e Gimi ndeshi faqoret trup me trup.
- Të kam thënë se nuk e njoh pedagogjinë.
- Keni shumë të drejtë me këtë konstatim. Bie në sy mënjeherë ky fakt,- ma kthen me mburrje pedagogjike profesori.
- Si më duron?
- E para, të kam mik. E dyta, edhe rradakja ime i kërkon drutë të prera shkurt, - e Gimi qeshte me humorin e vet.
- Jo. Jo. Nuk je krejt i trashë. Han pyka. Dikur trungun do ta ndajmë . Po e shoh mirë, se gjysmin e litrit të rakisë, që është në shishen plastike, do ta çosh në shtëpi.- nuk vazhdova më, se më kapi një gaz marrok, kur shihja Gimin, që mbante faqoren në dorë dhe as nuk e çonte në gojë, as nuk e linte mbi stol.
- Më ka mbetur në mendje, - rinisi Gimi.- E the me nxitim , apo e ke bindje,që nuk je për rotacion politik?
- E thashë me bindje se nuk jam për rotacion . Kësaj pyetje do t’i japim përgjigje, pasi të qartësojmë disa koncepte të ekonomisë politike të kapitalimit. O “antikomunist” i stërbetuar ,shkurt pse deshtoi komunizmi ?
- Nuk e di.
- Eshtë e thjeshtë. Deshtoi se bëri lanet pronën private .E thamë edhe në fillim.
- Po. U sekuestruan edhe makinat qepëse të rrobaqepsëve, për t’u hequr konceptet e kapitalimit.
- Pohimin, e porsa bërë nga ne , ekonomistët e sotëm të kapitalimit e kanë përmledhur me këtë shprehje humoristike : “ Shoqërizimi masiv i pronave, është identik ,si të dendesh me alkool një adolishent, dhe për t’i nxjerrë pijen, i jep në dorë çelsat e një Ferrari , të porsa dalë nga fabrika.”
- Bukur. Bukur. Punë e kryer, për të mos e parë me atë mjeran,- miratoi Gimi buzagaz.
- Me eleminimin e pronës private, u shkatërrua karrjera përsonale . E kemi parë me sytë tanë faktin, që fëmijëve, dhe nipërve të të pasurve, nuk u jepej e drejta të rregjistroheshin në shkollat e larta.
- E vertetë është. Ka fatkeqësisht raste të shumtë.
- Eshtë e vertetë, që me një kurs partije emëronin drjetuesit e administratës së lart shtetërore?
- Po.
- A mund të ketë praktikë më të keqe se kjo?
- Jo.
- Në këtë drejtim çfarë ka ndryshuar këto tridhjetë vite në pseudodemokraci , nga praktikat komunsite?
- Ka ndryshime. Shkolla e partisë është mbyllur me kohë.- ma kthen Gimi, i bindur se më kapi në arsyetim.
- Ke të drejtë. Sot nuk emërtohen shkolla partije, por uneversistete private,- ia ktheva në vend.- Sa fakte më kë dhënë ti, se pa mbaruar shkollat e mesme, janë diplomuar me të lartën te privatët?
- Fatkeqësisht shumë.
- A sheh ndonjë ndryshim midis ty diplomave?
- Jo.
- Fatkeqësisht ka pak ndryshim, - ia ktheva në vend.
- E cili është?
- Në kohën e qepës, kursantët partiakë, bënin bera, e rrufera se janë komunistë njëzetekatër karat. Në shkollë u mësonin se partia është e para, dhe më pas Shqipëria. Ngo kjo bindje deklaronin se janë të gatshëm të falin nga ditët e tyre komandantatit legjendarë. Të diplomuarit e sotëm, i ndërrojnë partitë, si mbreti gratë , thjeshtë për zënë një karrike shtetëre.
- E vertetë dhe kjo?
- Nuk mund t’i hedh poshtë,- pohoi Gimi me zë të ulët.
- Nga pohimet e mësipërme del konkluzioni, se si në komunizëm, edhe sot në pseudodemokraci, karjera është hapur vetëm për militantët partiakë. Je dakort?
- Edhe po, edhe jo, - e Gimi kruante kokën kot.
- Për t’u kthjellur në arsyetim po të shtroj pyetjen tjetër . A je i bindur se sot, në të gjitha partitë politike, militantët e kanë të thadruar në kokë shprehjen e vjetër të komunizmit : “ Kur themi partija nënkuptojmë Lenin, dhe kur permendet Lenini nënkuptojnë partinë.”
- Te të majtët është kjo bindje, te ne të djathtët jo,- më kthen Gimi me ton autoritar.
- Si e shpjegon faktin që ju të djathtët akuzoni vetëm kryeministrin për çdo budallallëk, apo korrupsion të administratës.
- Dihet, se komandanti i mban tëra përgjegjësitë.
- Nëse pranojmë këtë pohim, pas humbjeve të njëpasnjëshme pse nuk kërkoni dorëheqjen komandantit tuaj?
- Ore kopuk. Ti je i majtë apo i djathtë?- më drejtohet Gimi i turullosur.
- Po mundohem të arsyetojmë më të njëjtin standart. Ku është ndryshimi midis regjimve të Sulltan Salimit të parë, me atë të Sulltan Salimit të dytë?- dhe ngrita faqoren, për t’i lënë kohë Gimit të mbidhte mend në kokës.
- Nuk ka ndryshim.
- Ka pak, - i rri gati.
- Përsëri e shtove një bisht.E ku dreqin është?
- Sulltan Salimi i Dytë, i bën thirrje Sulltan Salimit të tretë, të shkëputet nga Sulltan Salimi i parë, që të sulltanojnë bashkë.
- Me të futur e ka.
- Drejtë e ke. Pak majen ka ngecur. Historia e njerëzimit nuk njeh, që dy sulltanë të sulltanojnë njëkohësisht .
- Pse hyre në këtë shteg?- me pyet Gimi me sinqeritet.
- A me the se po të bëj konsultime. Pas tërë këtyre pohimeve , bëjë rezumenë!
- Ti, kërkon, të më mbushesh mendjen, se politikat ekonomike kapitaliste nuk mund të bëhen nga partitë Leniniste.
- Rezume shumë e saktë.Të kam thënë se je i zgjuar. Fatkeqësisht , pragmatizmi të çorjenton ndonjëherë . Gëzuar! – dhe ndeshëm faqoret buzagaz.
……………………..
Vazhdon
Fatmir Lohja
Tiranë,më 02. 06.2021