Historia është, një shërbëtore e kohës
Koha është gjithashtu, një shërbëtore e historisë
Vazhdimisht në analet njerëzore
përsëritet historia, po ju përsëritet koha:
Koha e lirisë
Koha e Arbërisë
Koha e robërisë
Koha e jo njerëzisë
Koha e gjithënjerëzisë
Koha e Shqiptarisë
Po ju përsëritet historia...
po të përsëritët prapë koha...
Gjërat po ecin e nuk po ndryshojnë fare
Njeriu përsëri mbetët, njeri
Njeriu mbetët jo njeri
Ndonëse, ju or njerëzit tanë,
gjithmonë nën këmbë të huaj...
Ju erdhi: Greku-shejtani
Erdhi: Romaku-dushmani
Të erdhi Turku-pis mileti
Ju erdhi shkau- hyqmeti e naleti
Të erdhi e ç'të erdhi, djalli mallkuar
por përsëri s'munden kursesi të t'përzuan
edhe pse të robëruan,okupuan,
dhunuan, të pushtuan e t’poshtruan...
Nga rrënja trungu Ilir
Përsëri e përsëri s’mund të t’larguan e likuiduan
Koha prapë po të përsëritet...
Koha po kalon nëpër stinët e vitit:
Në Pranverë, verë, vjeshtë e dimër
Shpresat tuaja gjithmonë po rritën
Ti o njeri, përsëri në skëterrë-errësirë,
i robëruar e në ferr
Historianët janë shërbëtorë të kohës
Koha është shërbëtore e tyre
Gjuhëtarët janë shërbyes të gjuhës
Gjuha është shërbëtorë e tyre
Politikanët janë shërbëtore të Politikës
Politika është shërbëtore e tyre
Politika, interesi s’njeh kufi
Kufiri s'njeh interes politik
Mbrojtja e kufirit është dinjitet
Dinjiteti është mbrojtje Kombëtare
Dinjitet është për mbrojtje njerëzore
dhe rezistencë e luftë gjithëkombëtare
Ndërsa ne të ndarë:
Në historianë
Në gjuhëtarë e në politikanë
Në shërbëtorë të fortë e të dobët
Në dushmanë, në pis milet, në nalet e në hyqmet.
Në të gjitha kohërat e para,dhe të pa para
Të kaluara,dhe të pa kaluara
Po të përsëritet historia, koha:
Koha e robërisë
Koha e Lirisë
Koha e gjithënjerëzisë
Koha e vetëmbrojtjes, rezistencës,
Koha e SHQIPTARISË
Historia po të përsëritet gjithmonë
Gjërat po ecën, dhe po evoluojnë...
Prandaj, neve assesi nuk po na ndryshojnë,
Ndonëse për ju, o njerëz meritor dhe të mirë:
duam që t’u zgjojnë!...
Vjershë-datë 11.02.1997.Viernheim-Gjermoni, mërgim