Det, o i miri dhe i liri det
"Ç`ke me mua disi, që nuk po më fletë!?"
"Më përgjigjet shkurt-shqip, deti:
Ç'të flas unë e t'them për veti?"
Kur të tjerë më vlerësojnë e më thonë:
Ti je vet mbreti!...
Tek ti unë shoh e gjej çdo gjë përrallore...
Ngaqë ti ke një mrekulli të rrallë ujore;
me valët e perlat tuaja margaritare !
Që të gjithë t'a kanë zili e t'lakmojnë; njerëz, qytete e t'huajat shtete...
Të duan të tërin, të t'bëjnë zap e t'marrin për vete,
bashkë me ty, Shqipëri!
Det, o yni det, sa të dua n'ket timen jetë;
Atëhere kur ban acar-ftoht
Mirpor, edhe më shumë kur është koha e nxehtë!
Nga të gjitha këto bukuri e hijeshi që ke ti...
Do ta thosha edhe një t'vetmën t'vërtetën dëshmi:
Më merr më bën për vete dhe më fut në gji!
Me më shumë shkas, kënaqësi e t'veçantën hijeshi;
Do ta shijoja, provoja e mësoja;
Freskinë, njelmësinë dhe dashurinë, që kam e ruaj, për ty!...