në vetmi mbeti fjala
fjala edhe njala
në vetmi mbeti shpirti
shpirti edhe gishti
në vetmi mbeti pylli
pylli edhe fyelli
në vetmi mbeti fusha
fusha edhe gusha
në vetmi mbeti ara
ara edhe fara
në vetmi mbeti buza
buza edhe muza
në vetmi mbeti vargu
vargu edhe pragu...
Nën qiellin e bruzët
deti i shqetësuar
qielli krejt i bruzët
në ëndrrën e shpuar
kush t‘i puthi buzët
kush t‘i puthi buzët
kush të shtrëngoi për beli
nën qiellin e bruzët
ëndrra peng ngeli...
Dua
dua të notoj ne syrin tënd
në buzen tënde ujë të pi
në gjoksin tënd të zë pak vend
pas notit të lodhshëm të pushoj të rri...
NESE
nese shkruaj vargje per ty
per keq mos ma merr
shkelqimi i drites ne sy
nje enderr e tjerr...