Rrezet e diellit depërtuan në trungun engjëllor,
aty ku fjalët e bukura u thanë,
drita shkëlqent e dimri u bë verë,
aty ku zjarr nuk kishte,
ngrohtë ishte përherë.
Rrezet e diellit u zhdukën pa zë,
në trungun engjëllor humbi ngrohtësia,
fjalët e bukura rrëshqitën, morën dheun,
e një enigmë diellit ua humbi ndriqimin.
KRONIKË NGA ATDHEU
Në dukje janë njerëz te butë,
Të pafajshë, engjëllorë,
Të pastër, të etur për "atdhe”.
Janë botë e të çmendurve të lirë,
Të heshtur, të arsyeshëm në atë qetësi,
Të gatshëm për punë,
Të prirur për poshtërsi.
Atdheu im,
Kjo botë e të çmendurve,
Me pazarxhinj të shumëdyfishtë, pa fije turpi,
Me mëkatarë lojalë e pa ndjenja njerëzore,
Me të zgjuar e të çmendur,
Me ziliçarë,
Me të etur,
Me grabitçarë,
Me fytyrë engjëlli,
Me shpirt dhelpre,
Zvarranikë, pakurrizorë,
Atdheun kanë në dorë.
E ne jetojmë në botën e të çmendurve,
Të rrethuar me të pafe,
Me të paturp,
Me të pakomb,
Me të panjerëzi,
Në atdheun tim të mjerë.