Në agun e lirisë
Kur rrjedh e lumit
Po kthehej në shtratin e vetë
Ju valë tinëzare
Pabesisht rrëmbyet B& B
Duke na djeg malli
Për dy djem te ri
Për dy lule te këputura
Ne agun e lirisë
Hienat e zeza silleshin në terr-zi
Se i vriste drita
Drita e (I)lirisë
Se i vriste ëndrra
Ëndrra e Dardanisë
Harruan
Se breshëritë vrastare
këputen vetëm dy
Pastaj lindën njëmijë
Ata u kthyen në flakadan të përjetësisë
* Këtë poezi shkruar vite më parë kishte kohë që e kërkoja në arkivin e shkrimeve të mija dhe ja rastisi ta gjëj pikërisht në pervjetorin e vrasjes së këtyre dy burrave që u martirizuan për lirinë e Kosovës (Besim Dajakut dhe Bekim Kastratit).Botohet per here te pare.