"E shtrëngova Marinë, e putha, ia tërhiqja buzën e poshtme, edhe ia kafshoja. E ndieja aromën e buzëve, aromë që ma kujtonte puthjen tonë të parë.
Ndaluam sepse kishim pak mirësjellje.
“Shiko, e di që shkolla është e rëndësishme për ty. Dhe do që ta mbarosh apo jo?!”, - i thashë.
“Po.”, - ma ktheu.
“Mirë, pra, ndërkohë që ti e bën këtë, unë do të shkoj në luftë, janë thjesht disa muaj, thjesht disa muaj. Mos harro në pjërjetësi do të qëndrojmë bashkë, zemër. Dhe, e kam me të vërtetë. Ti je e duhura për mua.”, - i thashë, teksa ia përkëdhelja flokët.
“Kështu ndihem edhe unë.”, - ma ktheu..."
Fragment nga romani "Ti" i Ilir Muharremit.