Ende nuk u shërua plaga
Pas asaj që dëgjova
Pas vdekjeve nga autobusi
U dërmova
Ende nuk u shëruan veshët
Nga tingëllima e lajmit
Nuk pa syri tjetër gjë
Veç dritës se zjarrit
Ah,nde nuk u shërova
Sonte çka t`i bëj zemrës
Që u therr persëri
Çka t`i them jetës që më tronditi
Në ketë natë me shi
Edhe sonte mbeta kokë lartë
Pa e vënë në jastek
Edhe sante po mendoj
Kush u vra e kush ka vdekur
Çka ka faj nxënëst
Të nisur për në shtëpi
Ndoshta s`kanë ngrënë
Ndoshta s`kanë pi
T`ia sjellësh në mes të rrugës
Vdekjen ti
Kosova ende nuk është terur
nga plaga e dëshmorëve
Tani rri e lagur nga gjaku
I të pafashmëve
Kështu nuk i ka hije shqiptarit
Çfarë u bë Kosovë
Ne ishim të gjithë vëllëzër
Sa na vranë e sa na masakruan
Prap ja dolem dhe prap jetuam
Sot gëzojmë lirinë
Në mes të vrasësëve
Kosovë ke marr kahje tjetër
jo gjak shqiptari që nuk shtihet tek i vëllai.
DASHURIA
Dashuri është të duash
atë që të do
Të matet me forcën
e rrahjes se zemrës
Tënde
Për të ndërtuar dashuri
Çdo herë kërkohen dy vetë
Fatkeqësisht çdo herë mungon
njeri
Vimë në një pikë
Ku më zemra s`duron
Një ditë s`mund ta duash
atë që të do
Qëllimi dashurisë
Nuk është vetëm kënaqësia
Është zbulimi i fshehetësive të saj
Të qëndrosh afër sa herë qajë
Duaj tokën ,qiellin , yjet ,detin
Por më e madhe
Duhet të jetë dashuria
për njeri- tjetrin
Dashuritë e mëdha
Shpesh janë tragjedi
Shumë kush dashuron
Pak dimë të dashurojmë
Është diçka që djegë këndshëm
Diçka që të lumturon
Por siç është e shkruar
Dashuria nuk ekziston.