Ty në qiell shpirti të pushon
Mua në tokë dhembja më shkatërron
E kam shumë të vështirë
Kur jam vetëm shikoj nga qielli
Kërkoj fytyrën tënde të brishtë
Flas me ty e të them o birë
Se malli meë mbyti
Kot rrjedhin lotët e mia
Ata nuk mē ngushëllojne asnjëherë
S`e di pse thonë njerëzit
Se koha i shëron plagët
Ndoshta po për të tjerët
Por kurrë për ty Fisi im
Shpirti yt akoma i ri
U tretë në amshim
E unë ngela këtu duke shetitur
Nëpër fëmijërinë tënde
Nëpër rininë që aq shumë e deshe
Eh o biri im Sa do të kisha dashur
Qeë t'i ndërronim vendet
Pusho o engjëll ti atje
Se jeta qenka shumë e padrejtë
Për ty edhe për ne!