Rrugëve gjarpërore
Të mbushura ferra plot
Mori çantën krahëve
Udhëve qorre të botës
Që as vetë nuk e di
Për ku e shpie këto rrugë
Unë veç të plasi
Krahët në përqafim
Nuk më shkoqen shtrëngimet
Veç loti është ngushëllimi im
Gjumë në sy nuk vura
Dhe asgjë tjetër s’mendoja
Telefonin në dorë e mbaja
Kur do të më lajmërohet biri im
Kalojnë minuta
Orë të tëra në pritje
Ditë edhe natë
Unë me mallin tim
Mbetem të shoqëruar në ankth
Nënë, cingëroi telefoni
Mos u bëni merak për mua
Eca udhëve të panjohura
Gropave të papara
Por të gjitha i tejkalova
Në kamp na vendosën
edhe me ngrënë na dhanë
Ju rrini të qetë të sigurtë
Diku do të na çojnë
Pak m’u zbut shpirti
Por në ankth vazhdoj të jetoj
A do të ndalen rrugët e botës
jetën normale
Në vendin tonë të jetojmë.