Paradite, kur gjyshi, i vetëm në shtëpi, po mblidhte mbeturinat për t’I hedhur te kazanet e plehrave , gjeti një letër çokollate. Nga vesi e kontrolloi. Pa brënda një copë të vogël çokollate. Mendoj se e kishin harruar fëmijët. Për të mos e hedhur, e hëngri. Ambalazhin e futi të zhubrosur në qesen e plehrave.
Për këtë veprim, pas dite, u mblodh familja për të gjykuar gjyshin. Për nipçen shtatëvjeçar gjyshi ka bërë gabim. Për mbesën dhjetëvjeçare gjyshi ka bërë një kryevepër. Gjyshi, i turpëruar , dëgjonte nipin, edhe mbesen me tepër habi. Nuk e kuptonte ku qe gabimi , e ku qe kryevepra. Janë koncepte shumë larg në arsyetimin e tij, për një copë çokollatë.Sedra nuk ia pranonte as ofendimin, e as lavderimin.
Për nipçen gabimi i gjyshit qendronte se kontrollon gjithçka, dhe han çfarë gjen Për këtë ai kërkonte te denohej gjyshi.Për mbesen kryevepra qendronte se gjyshi është mjeshtër për të gjetur çfarë i fsheh i vëllai. Gjyshi nuk qe me asnjërin variant. Kontrollon shtëpinë për të grumbulluar mbeturinat, dhe për t’I nxjerrë jashtë shtëpisë.
Prinderit e fëmijëve nuk po flisnin. Gjyshi me mirësinë e tij, nuk po e pushonte shamaten e fëmijëve. Sa gëzime ka pasur gjyshi, kur i biri u shtua me fëmijë! Pas nipçes është dhënë me shumë. Eshtë koncepti i trashigimnisë.E ka çuar, dhe e ka marrë nipçen nga kopshti, shkolla.E ka çuar shumë herë edhe në këndet e lojrave. E ka pritur deri sa nipçja nuk donte të luante më. Dhurata të vogla, të mëdha, të përdishme , duke krijuar sebepe te ndryshme, për të gëzuar nipin, aq të mira qofshin! Kjo është arsyeja, që është shkëputur nga shokët pensionistë.
Gjyshit nuk i ka shkuar ndonjëherë ndermend të denojë të atin, apo gjyshin .Eshtë brezi I ri. I ri dikur ka qenë edhe gjyshi .Ndjehej i fyer.U merzit më shumë kur prinderit e tij, nuk po ia ndalnin vrudhin. E pa të birin në sy , por ai vetëm buzëqeshte me zgjuarsinë e të birit.I afroj nipçes se do ta paguante demin, me një çokollate të re.Kërkoi edhe mbesa hisen e saj. E miratoi edhe këtë kërkesë gjyshi. Nipçja nuk donte në asnjëmënyrë që ai me motren të dilnin barabar.Jep e merr, shamata në hava.
- Nipçe!- iu drejtua me ton gjyshi.
Nipçja e struk në gjirin e sëmës.E pa mirë se i kërceu damari gjyshit.
- Unë, me plaken jemi munduar për të dhënë dashuri, ngohtësi.Edukaten ta jep ytatë, e satëmë!Të premtoj se nuk hy më në dhomën tuaj ! Meqë më merzite shumë, me kërkesat tuaja, as nuk te çoj, e as nuk te marr më nga shkolla. Pse të duket vetja i rritur, kërkon të denosh gjyshin,- dhe u ngrit në këmbë, për të pirë një cigare.
Kur doli gjyshi ,as miza nuk dëgjohej në dhomë.Paf- puf ndizeshin , e fikeshin cigaret e gjyshit në karriken , në ballkon.
- Gjyshi pse u merzite?- dëgjoi nipçen në atë zallamahi mendimesh.- Sa herë më ke kërcenuar se do të më denosh?
- Atë kam dënuar ndonjëherë, mor qyrravec?
- Jo. Edhe unë nuk të denova,- dhe nipçja u hodh në prehrin e gjyshit, si një lepur bukurosh.
Ia mori zemren gjyshit. Dolën jashtë shtëpisë, për t’i bërë qejfin njëri- tjetrit si gjyshi, edhe nipi. Në shtëpi erdhen si shokë, që merren vesh bukurmirë.
Fatmir Lohja
Tiranë,më 20.04.2022