Jam shqiptar me gjak e fis
I lidhur shumë për këtë dhe
qoftë me apo pa plis
Po, çka nëse jam mysliman,
Babë e gjysh këtë fe ma lanë
- unë shqiptar prapë jam
E çka nëse jam katolik
Kështu kam qenë me farë e fis
- unë jam shqiptar,
Po, çka nëse ortodoks jam
Tërë jugun vëllezër i kam
- unë jam shqiptar
Mund të jem protestant
Edhe këta të mit i kam
- unë jam shqiptar
E, çka nëse jam ateist
S’urrej as priftërinj e hoxhallarë
- unë prapë jam shqiptar
Nënë e thash fjalën e parë
- prandaj së pari jam shqiptar.
Bukës bukë, i them, e ujit ujë
E dua veten s’urrej të huaj
Jam shqiptar me gjuhë e fis
Pata në kokë kasketë a plis
Pavarësisht me cilën fe
Shpirt i lidhur për atdhe.
Jam shqiptar me gjuhë e fis
qoftë me apo pa plis .