Në këto gjashtëdhjetëepesë vite jetë më kanë edukuar familja, shkolla, shoqëria që të kem respekt për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti (Skendërbeu ).Kam lexuar shumë për t’ë njohur së më mirë jeten e tij. Me vemendje kam ndjekur thëniet e ndryshme si nga ne shqiptaret, dhe të huajt për figuren e tij karizmatike.
Ministreshat e shumta sot po kërkojnë të na mbushin mendjen se piktorkryeministri ëshë idetentik Skenderbeu ynë. Qofsha unë në gabim, po për mua nuk ka asnjë lidhje ky krahasim! Do të mundohem të jap edhe arsyetimin, për këtë qëllim.
Kudo imazhi I heoit tonë kombëtar jepet me përkrenare në kokë, me pallë në dorë, i hipur mbi një kalë bukurosh. Jo unë, por ma do mendja, se asnjë shqiptar, as në ënderr nuk mund ta këtë parë Skenderbeun me; kokë te rruar me brisk; maic të zbërthyer në shtat ; brenevekë nga vithet deri te gavilet ; letike në këmbë.
Unë nuk e kam parë piktorin as ; me pallë ; me thupër në dorë; të hipur mbi kalë, mbi gomarë si Nastradini i zgjuar, duke u kacafytur me pushtuesit. Eshtë një arsyetim, se pse i ka këmbet e gjata, nuk e vozit autovetryuren, e jo, e jo gomarin e Nastradinit.
Me të drejtë dikush mund të thotë: “Fatmir kanë ndryshuar kohet.”Jam dakort me këtë konstatim.Mbi pesëqind e pesëdhjeteekatër vite, që ka mbyllur sytë Gjergj Kastrioi nuk janë pak edhe për historinë e njerëzimt. Kjo periudh e gjatë më jep të drejtë në arsyetim, se edhe krahasimi i minstreshave është i pavend.
Sknderbeu luftoi kundër pushtuesve turq . Një pseudohistorijan turk, paturpsisht , te vend varrimi i heroit në Lezhë, deklaroi se Skednderbeu është tradhetar i popullit turk. Ministreshat, me piktorin në drejtim, deklarojnë se vëlla nuk kanë vetëm Zotin Erdogan, por tërë popullin turk. Për kush ka mend, këtu ka një ngerç në arsyetim.Gjaku ujë nuk mund të bëhet kaq lehtë.
Fatmir Lohja
Tirane me 24.06.2022