Të lutemi xhaxhi Rrahman
Bjeri kësaj pune pishman
Nuk ka prapa , ne kemi inati
Nuk i bie për shkak të z. Murati
Ai paguhet, e ka për detyrë me folë
Lëreni fëmijët të shkojnë në shkollë
Sa e sa herë jam deklaruar unë
Me nxënës unë fare nuk kam punë
Qeveria ka shpërnda libra e fletore
Janë gëlqerosur shkolla dhe mësojtore
Këtë fakt e dijmë, kështu ka qenë adeti
Për këtë QEVERISË ju rritë bereqeti
Këto të mira nuk i kontestojmë fare
Nuk po kërkojmë kushte por vetëm pare
Xhaxhi Rrahman kjo grevë a ka fund
Kolegje private nuk ka te ne në katund
Këta të qeverisë kanë pare, kanë primate
Fëmijët e vet i kanë nëpër kolegje private
Pashë Ty QEVERI e pashë TY SINDIKATË
Reflektoni pak për neve ,mos dilni duarthatë