Është hera e parë në jetën time që vlersoj një poet që kam në miqësinë time, jo vetëm këtë autor, por kam edhe të tjerë poet që me të vërtetë meritojnë vlersim dhe rrespekt nga ana ime. Ndoshta nuk jam dhe aq i aftë të shpreh një vlersim ashtu siç e shprehin poetët e mëdhejë, por do të shprehem me aq kapacitet që kamë, që mos ta zgjas shumë, dua të flas për këtë autor të mrekullueshëm , është një mik një atdhetar një poet dhe pënë e artë, z- Arben Kurteshi ka lindur me dt 19. 05. 1972 në Gjilan Kosovë ai jeton prej vitesh në Zvicër.
Poeti Arben Kurteshi tashmë e njohin shumë lexues, unë personalisht kam që 5-së vite që e njoh, zeri i tij në vëllimin e parë të librit që ka botuar me titullin TINGUJT E ZEMRËS , ka tërhequr shumë vëmendje nga ky talent i pa zbuluar kohë më parë, dua të ndalem një çast tek një poezi e tija që shpërthen si një vullkan nga toka për dashurin e atdheut, dhe ky autor besoj se të gjitha poezit i ka krijuar nga mergimi >>
I PAMPOSHUR
Jam i pamposhtur
Lëshoj kushtrim,
Kam shumë zemra
Në trupin tim.
Disa rrahin
Në gjoksin tim,
Të tjerat më rrahin
Në mërgim.
Më mbajnë të fortë,
Më bëjnë trim,
Të gjitha janë
Nga gjaku im.
Jam tokë e vjetër
Shkëmb e gur,
Kam shumë zemra
Nuk shuhem kurrë.
Poeti Arben Kurteshi është vërtetë një misionar që ka arritur me mjeshtri të përciellin ndjenjat e tij shpirtërore në vargje, ky talent tashmë është në zemrën e poezisë, ai na shfaqet herë me poezi dhe herë me thënie,>>
****
Unë nuk jam poet i madh
Si ata të mëdhenjtë nga Shqipëria,
Jam i vogli kosovar,
Por shqip janë shkronjat e mia.
***
Poeti Arben Kurteshi lartëson, lart e më lart poetët e mëdhejë nga Shqipëria, ndersa unë do të shtoja se ky autor është tashmë në të njëjtin brumë me poetët e mëdhejë që kan lënë gjurmë në letërsinë shqiptare. Ky autor meriton vërtetë një vlersim me të gjitha drejtat që i takojnë, në poezit e tija lexohet qartë se ky autor bën thirrje për bashkimin kombëtar, aty na shpaqet me një tjetër poezi që frymëzon çdo lexues për dashurinë e atdheutë >>
ORKESTRA
Ka shumë kohë,
Që po mendoj,
Një orkestër
Të formoj,
Ti mbledh bijtë
Nga Shqipëria
Nga kosova
E Malësia
Të këndojmë
Të gjithë bashkë
Siç kënduan