E kanë marrë vesh
Krejt katundi
Nuk mundet
Macja për ta luajt kryet e buallit.
Krejt katundi çuditet
Si asht e mundshme
Për t'i thënë jo Amerikës
Kryeministri Albin Kurti.
Amerika ka dërgua porosi
S' asht me rëndësi
Çka thotë kryeministri Albin Kurti
Kundër asociacionit
Asociacioni do t ‘themelohet
Këtë zgjidhje t' dëmshme për Kosovën
Shumë ma herët e kanë pranua
Isa dhe Hashimi.
Këta dy politikanë
T' njoftun t ‘shtetit t ‘Kosovës
Njani komunist
E tjetri Lepekist
I pari ma vonë Ledekist
I dyti Pedekist.
T ‘dytë bashkë
Kosovën gjatë e kanë qeverisë.
Eskobari Amerikës
Me këto fjalë
Iu drejtua kryeministrit Albin Kurtit
Asociacionin e pranojë vetë Kosova
Nuk e sollën as Amerika
Dhe as Evropa .
T' moçmit tanë kanë thanë
Kur t ‘vijnë mendtë
Humbin dhetë
Kur politikanët tanë flinin ditën
E punonin natën
Kosovën e gjymtuan
Me një asociacion Serb
Për gjithmonë
Një pjesë territorit t ‘saj
E lanë n ‘terr ..
Mos ta harrojmë
Thënien e shkrimtarit tonë të madh
Faik Konicës filozof dhe diplomat
Ne shqiptarëve e këqija
Nuk na vjen nga as kush tjetër
Por për fatin e keq
Nga një grup shqiptaresh maskarenj
Tru shpërlarë e mendje shtjerrtë
T ‘cilët për interesat e tyne
Shkelin me të dyja kambët
Mbi t' ardhmen e Atdheut
Shqipërnë e Skënderbeut.