Ka shumë shkronja
me t'thur mirësi
Por s'ka fjalë
Që të përmbush ty
Kudo më pate
Kudo të kam
Gjer në pafundësi
Me ty jam
Më del në diell
Më del në shi
Besa në hënë
Edhe në stuhi
Më afrohesh
Dalëngadalë
Më pëshpëritë
Në vesh:
"Ja ku jam"
Mars 2021 Senka
8 Marsi
Ka shumë data
në kalendar
8 Marsi është
Dita jote nanë
Kërkoj lulet
më të bukura
Për ty nanë
Lulja më e bukur
Më del ti nanë
Kërkoj fjalët më
Të bukura për ty
Emri më i bukur
Më je ti
Kërkoj yjet në qiell
Që t'i zbres për ty
Por nënë ti je ikonë
Të gjitha i mposhtë
Me dashuri.
Mars 2021 Seniha Bala.
Të qoftë lehtë dheu i Kosovës që së bashku me kolegët e tu përjetove ferrrin e okupatorit dhe i qëndrove stoike.
Lavdi!