Nuk të njoha deri dje, Ormir Shurdha
Sot për ty shkruaj poezi
Se m’u gjende kur rrugën e humba
Kur i sëmurë rëndë lypja dashuri…
Lypja kurë për trupin e cfilitur
Lypja shpresë dhe shërim
Ti ishe aty duke më pritur
Me profesinalizëm, pa përtim…
Mirënjohës të jam ty dhe shokëve të tu
Që të shërohem Ju bëtë gjithçka
Betimin e Hipokratit ju keni në zemër
Dhe zemrat sinore pasionesh të mëdha…
Mjekësia bën luftë me sëmundje e lëndime
Ju jeni flamurtarë të paepur të virtytit
Ju kam këtu, thellë në zemrën time
Në çdo orë e çast, në çdo stinë të vitit…
...