Sa është sherri serb
I madh midis nesh,
U shfaq në Kuvend
Hilja me gjithë vesh!
Pastaj rendin grushtet
Me mllef dhe tërbim,
Drejt e për n’Foltore
Me gjithë acarim…
Nuk mbajmë në mend
Për një kohë të gjatë,
Të përleshen zgjedhësit
Si në këtë mandat.
Shkas u bënë përgjimet
Me “ZdraVo” në letra,
Ndërsa në Beograd
- “S’ka më tungjatjeta!”
Me kaq nuk përmbyllet
Kjo mesele këto ditë,
Pasojat e përleshjes
Kthehen në traditë.
Jehona e Kuvendit
Do të bartet në rrugë,
Dikush lufton për kolltuk
Disa për një copë bukë.
Kjo Kosova e pavarur
Nuk gjen pak qetësi,
Si gjatë kohës së luftës
Po ashtu edhe në liri.
Protestat rrugore
Që zhvillohen sot,
Për pushtetet aktuale
Janë një dush i ftohtë!